Drejtësi e ngadalshme dhe vështirë e arritshme



Besimi në sistemin dhe institucionet gjyqësore që e përfaqësojnë, nuk është në ndonjë nivel të kënaqshëm, kështu thonë nga përvoja e tyre përfaqësuesit e jetës politike dhe publike në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Si problem më i madhë në gjyqësorin e këtushëm bashkëbiseduesit e „Vranjske“-s e veçojnë joefikasitetin e gjykatave, që për pasojë ka zvarritjen e zgjidhjes së lëndëve për vite të tëra, andaj ky është edhe problemi që më së shumti iu pengon qytetarëve.



Nagip Arifi, kryetar i Partisë demokratike (PD) në Bujanoc, thotë se „në disa segmente i beson institucioneve të drejtësisë, ndërkaq në disa segmente të tjerë ky besim po humbet“.

– Problemi më i madhë është se lëndët nuk zgjidhen me kohë. Gjykata duhet të jetë më efikase në zgjidhjen e lëndëve, veçmas të atyre që mund të zgjidhen më „lehtë“, e që nuk janë të ndërlikuara. Mungesa e kuadrove për gjykatës dhe prokurorë, në institucionet përkatëse, po paraqet problem të madhë dhe po rezulton me joefikasitetin e sistemit – thekson Arifi.



Që besimi të jetë më i madhë, sipas tij, do të duhej që përkatësia nacionale e gjyqtarit dhe personit që gjykohet të jetë e njëjtë.

– Në punën e organeve shtetërore duhet të inkuadrohen edhe shqiptarët, ashtu që struktura nacionale e të punësuarëve t’i përgjigjet mjedisit ku jeton populli, përkatësisht palëve që paraqiten në gjykatë. Nuk duhet nxituar në zgjidhjen e kësaj çështje, por duhet punuar gradualisht drejtë zgjidhjes – shprehet Arifi.

Mjeku preshevar Skender Destani, kryetar i Bashkimit demokratik të Luginës (BDL), thotë se „beson në organet e drejtësisë, mirëpo jo edhe aq shumë“.

– Jam bindur në rastin tim, andaj nga përvoja ime personale e di se gjykatat e zgjidhin problemin në dobi të atij që i ka „lidhjet më të forta“, pozitë më të lartë apo një bekgraund më të fuqishëm politikë. Rasti im për të cilin isha në gjykatë përkonte me financimin e pative politike. Në këtë çështje ligji është i qartë, se në kuadër të financimit të partive politike para iu ndahen edhe atyre partive që janë pjesë e koalicionit, mirëpo, përkundër kësaj, gjykata vendosi ndryshe dhe se partia që përfaqësoja unë nuk fitoi asgjë. Në anën tjetër, palë e të njëjtit proces ishte Riza Halimi (ish-deputeti popullor dhe ish-kryetar i Komunës së Preshevës, v.a.), i cili ishte politikanë më i fortë dhe me ndikim politik më të madhë se unë, andaj unë dyshoj hapur se ishin këto shkaqet që ai doli fitues i këtij kontesti në gjykatë. – thotë Destani.

Përfaqësuesi i serbëve lokal Miodrag Millkoviq, zëvendës i kryetarit të Partisë së njësuar fshatare në Bujanoc, thotë se „beson në institucionet e drejtësisë, mirëpo ky besim mundë të jetë edhe më i madhë“.

– Nëse kemi gjykatës të stërngarkuar me lëndë, si në rastin e këtushëm, ndërkohë që niveli I mbështetjes teknike për ta është i ulët, atëherë nuk mund t’i fajësojmë vetëm se përfaqësuesit e gjyqësorit. A mendoni se njeriu është aftësuar për të punuar në këto kushte, a është e mundur të punoj dhe çfarë mund të arrijë?

Stërngarikimi i gjykatësve është problemi kryesor i cili është trashëguar nga periudha e reformës në drejtësi, ndërkaq duhet punuar intensivisht në zgjidhjen e tij – thekson Millkoviq, duke shtuar se në këtë rast më së paku ka rëndësi përkatësia nacionale e gjykatësit.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, konsideron se çështja e besimit në institucionet e drejtësisë „nuk ka të bëjë me besimin në individ dhe gjykatës të caktuar, porse kjo para së gjithash është çështje e besimit në sistem dhe nëse ai sistem i reflekton vlerat e një shoqërie“.

– Kjo çështje veçmas është e ndjeshme në mjediset multietnike, kur sistemi i gjyqësorit nuk është kompatibil me strukturën e popullsisë. Inkuadrimi adekuat i pakicave nacionale në sistemin e drejtësisë është një parakusht qenësor për ekzistimin e institucioneve gjyqësore kredibile, si dhe mundësia që pala në procedurë të merrë pjesë në gjuhën të cilën e kupton dhe që gjitha shkresat t’i merrë në gjuhën e vet amëtare – thekson Kamberi.

Nebojsha Arsiq, kryetari i Komunës së Medvegjës, konsideron se „në punën e gjyqësorit ka vend për azhornim të procedurave dhe të ngritjes së nivelit të efikasitetit të tyre“.

– Sa i përket institucioneve të gjyqësorit në jug të Serbisë dhe i çështje së besimit, mendoj se në punën e tyre ata po iu përmbahen parimeve të parapara me ligjet procesuale. Mirëpo, gjithësesi se ka vend për azhornimin e procedurave dhe të ngritjes së nivelit të efikasitetit, ashtu që deri në fund të implementohej njëri nga parimet themelore në punën e gjykatave, e ky është parimi i ekonomicitetit procesual – sqaron Arsiq.

Florim Sahiti, zëvendës i kryetarit të Kuvendit të komunës Medvegjë, thotë se „kohëve të fundit ka një prani të besimit në institucionet e drejtësisë dhe punës së tyre“.

– Personat e punësuar në gjykatë janë duke i ushtruar detyrat e veta pikërisht ashtu siç duhet, janë efikas dhe azhur.

Më i rëndësishëm është fakti se qytetarët janë të kënaqur, sepse atë që e mendojnë edhe mund ta shprehin duke qenë të sigurtë se e tëra do të përkthehet me saktësi në gjuhën e tyre amëtare – përfundon Sahiti.

J. Ristiq

Pratite InfoVranjske.rs i na Facebook stranici portala.



  • Ostavi komentar