KOMS: Një i ri nga dy dëshiron të IKË NGA SERBIA

Organizata ombrellë e rinisë së Serbisë – KOMS, organi përfaqësues i pavarur më i lartë i të rinjve në Serbi, ka botuar për vitin e pestë me radhë Raportin Alternativ mbi Pozitën dhe Nevojat e të Rinjve në Republikën e Serbisë, të krijuar si rezultat i anketës më të madhe mbi të rinjtë në Serbi.

Rezultatet e plota të sondazhit prej 250 faqesh janë në dispozicion në botimet e faqes ueb koms.rs. Disa nga gjetjet kryesore të sondazhit janë:

  • Numri i të rinjve që planifikojnë të largohen nga vendi: 50% e të rinjve dëshirojnë të largohen nga Serbia (25% e të anketuarve kanë tashmë plane dhe 25% dëshirojnë të largohen por nuk kanë filluar ende të bëjnë plane), ndërsa 39% e të rinjve nuk kanë plane por nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit.
  • Në përgjigje të pyetjes se pse dëshironi të largoheni: 31,7% e të rinjve kanë thënë për shkak të një jete më të dinjitetshme, ndërsa 24%  kanë thënë: për shkak të një standardi më të lartë jetese.
  • Kur janë pyetur nëse Serbia ka nevojë për një udhëheqës të fortë, një udhëheqës që populli do ta ndjekë49% kanë dhënë një përgjigje pozitive – që përbën një rënie të përqindjes këtë vit në krahasim me dy vitet e mëparshme (në 2019 dhe 2020 kjo përqindje ishte mbi 50%), ndërsa 34% e të rinjve kanë dhënë një përgjigje negative.
  • Në përgjigje të pyetjes se cilat janë arsyet, për të cilat nuk votoni – të rinjtë thonë më së shpeshti se ata besojnë se momentalisht nuk kanë për kënd të votojnë: 47,8%.
  • 44% e të rinjve konsideron se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes, ndërsa 27% mendojnë se jo dhe 29% nuk e dinë.
  • Lidhur me mbështetjen për hyrjen e Serbisë në BE39%e të rinjve e mbështesin33% janë kundër hyrjes, ndërsa 28% e të rinjve nuk e dinë.
  • Qëndrimi ndaj rivendosjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm: 46% e të rinjve e mbështesin nismën, ndërsa 43% e kundërshtojnë.
  • Qëndrimi i të rinjve lidhur me miratimin e projektligjit për bashkësitë njëgjinoregjithsej 38% e të anketuarve janë shprehur për miratimin e projektligjit, me një mbështetje më të gjerë nga ana e grave, ndërsa 36%janë shprehur kundër miratimit të ligjit.
  • Legalizimi i plotë i marihuanës (për qëllime mjekësore dhe rekreative) mbështetet nga 49% e të rinjve të anketuar, 29% besojnë se duhet të legalizohet por vetëm për qëllime mjekësore, ndërsa 15% besojnë se marihuana nuk duhet të legalizohet fare.
  • 23% e të rinjve deklaruan se konsumojnë alkool më shpesh se një herë në javë, ndërsa 27% thanë „nganjëherë„.
  • Ekspozimi ndaj dhunës fizike dhe verbale: 37% e të rinjve thanë se ishin të ekspozuar ndaj dhunës fizike; dhe 73% thanë se ishin të ekspozuar ndaj dhunës verbale . Përveç kësaj, 66% e të rinjve thonë se i janë nënshtruar një lloji diskriminimi.
  • Më shumë se një gjysmë (52%) besojnë se pandemia COVID-19 ka pasur një efekt shumë të keq62% e të rinjve mendojnë se masat ishin nganjëherë tepër të rrepta, nganjëherë tepër të buta, ndërsa vetëm 16,8% e të rinjve mendojnë se përgjigjja ishte e mirë (vlera mesatare e përgjigjes për këtë pyetje është 2,48, me një shkallë nga 1 – Jashtëzakonisht e keqe deri në 5 – Jashtëzakonisht e mirë)
  • Rinia dhe vaksinimi: 14,2% e të rinjve thanë se ishin të vaksinuar; 53,7% thanë se nuk do të vaksinohen, ndërsa 32,1% thanë se planifikojnë të vaksinohen. Kur janë pyetur nëse e mbështesin vaksinimin e detyrueshëm, 20.5% e të rinjve thanë se e mbështesin, ndërsa 63,2% thanë se jo. Kur janë pyetur se në çfarë bazohet qëndrimi i tyre për vaksinimin, numri më i madh i të rinjve janë përgjigjur në arsimin formal (38,6%).

KOMS FOTO promo

Rezultatet e sondazhit kanë treguar se pothuajse 50% e të rinjve besojnë se sistemi politik nuk u mundëson që të ndikojnë në proceset dhe vendimet politike.

Interesi i të rinjve për zhvillimet politike është rritur krahasuar me vitin e mëparshëm. Gjithashtu, është rritur edhe përqindja e të rinjve që besojnë se një nga problemet më të mëdha të të rinjve është papunësia, 56,7%. Këtë vit ka vazhduar tendenca e mosbesimit të të rinjve ndaj institucioneve dhe politikanëve (80% e të rinjve thonë se nuk ka politikan që ata i besojnë).

Në bazë të të dhënave të marra nga ky hulumtim, kemi arritur në përfundimin se institucionet duhet të fillojnë t’u besojnë të rinjve, që të rinjtë t’u besojnë institucioneve.

Puna e organizatës ombrellë të rinisë së Serbisë mbështetet nga Suedia në kuadër të programit të Shkollës së Hapur të Beogradit „Shoqëria Civile për Përparimin e Anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian“.

NIV