BE, për dhe kundër

Ministarstvo za evropske integracije

Republika e Serbisë nga 21 janari 2014 është duke marrë pjesë në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin europian (BE), ndërkaq në pajtim me politikën e BE-së, e cila kujdes të madhë i kushton kapitujve 23. (gjyqësori dhe bazat e së drejtës) dhe 24. (drejtësia, liria, siguria), shtrohet pyetja deri ku ka arritur Serbia me implementimin e këtyre kapitujve.



Deri sa disa prej bashkëbiseduesve të „Vranjske“-s nga jugu i Serbisë habiten me synimin e zyrtarëve që Serbinë ta „shtyejnë“ në BE, ka edhe të atillë të cilët i arsyetojnë këto veprime dhe besojnë se për Serbinë do të ishte me rëndësi të bëhej vend anëtar i BE-së. Ka edhe të atillë, të cilët megjithatë besojnë se ky qëllim për Serbinë – është i paarritshëm , gjithnjë deri sa nuk përmbushen kushtet e caktuara, mes tjerash edhe lidhur me çështjet nga kapitujt e sipërpërmendur.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit dhe lider i degës së Partisë për veprim demokratik në Bujanoc (PVD), është i mendimit se Republika e Serbisë nuk i plotëson të gjitha kushtet për t’u bërë anëtare e BE-së.



Kamberi thotë se kërkesa e shqiptarëve për rikthimin e Gjykatës themelore në Preshevë dhe formimi i Prokurorisë themelore për zonat e gjykatave themelore në Bujanoc dhe Preshevë, dhe që Gjykata për kundërvajtje në Preshevë ta mbuloj edhe zonën e Komunës së Bujanocit, „është i arsyeshëm sipas parimit të ekonomicitetit, por edhe për nga mundësitë që krijon në realizimin e të drejave të pakicave nacionale, të drejtën e përdorimit të gjuhës dhe të drejtën për përfaqësim adekuat në organet e drejtësisë“.

– Deri sa nuk ndryshon kjo gjendje, Serbia nuk është e gatshme të bëhet pjesë e BE-së, së paku në pikëpamje të ofrmimit të lehtësirave për pakicat sa i përket realizimit të të drejtave të përmendura. Natyrisht se janë të nevojshme edhe ndryshimet e tjera rrënjësore në gjithë sistemin e drejtësisë – thotë Kamberi për „Vranjske“.

Ai shton se gjyqësori është njëra nga temat në të cilat nuk ka dallime thelbësore mes politikanëve shqiptar e serb, në nivel lokal. Kërkesa e shqiptarëve për themelimin e institucioneve të posaçme gjyqësore për Preshevë dhe Bujanoc, e jo që ato të jenë pjesë, përkatësisht njësi e atyre institucioneve nga Vranja, e sqaron Kamberi, nuk ka hasur në protesta të ashpra të politkanëve serb, për dallim nga e drejta e përdorimit të simboleve nacionale dhe çështjeve të tjera.

Svetisllav Veliçkoviq, kryetar i Këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc, pyet se çfarë do t’i sillte BE-ja Serbisë, ndërkohë që anëtarësimin në këtë komunitet e krahason me „robërinë.

– Jam kundërshtar i anëtarësimit në BE. Mos e dhëntë Zoti që Serbia t’i plotësoj të gjitha kushtet për anëtarësim. Çfarë ne kërkojmë atje? Të bëhemi robër? Shiheni se si po kalojnë vendet e Europës juglindore. Kjo është një ide e marrë, me të cilën po shkojmë drejtë një degradimi edhe më të madhë. Ata në vazhdimësi po na marrin nga një pjesë, kështu do ta pësoj edhe gjyqësori – shprehet i prerë Veliçkoviq.

Ai thekson se zgjidhja më e mirë do të ishte referendumi për këtë çështje, i garantuar edhe me Kushtetutë. Ai konsideron se njerëzit e rëndomtë janë të pakënaqur me idenë e hyrjes së Serbisë në BE, ndërsa vetëm „politikanë po e shfrytëzojnë një zënkë të tillë“. Veliçkoviq e përmend rastin e Bujanocit, në të cilin , siç thotë ai, „nga viti 2001 kanë hyrë 12 milion euro, ndërkohë që nuk është hapur asnjë vend i punës“. Nga ajo kohë, shton ai, „janë dhënë para të shumta për t’na mësuar se si të jetojmë së bashku“.

– Tradhëtarët po tentojnë që me të gjitha forcat të na fusin në BE, mirëpo, po e përsëris, kjo nuk na duhet. Në Bujanoc nuk vlejnë ligjet e Serbisë, meqë shqiptarët bëjnë çfarë duan dhe askush nuk mundet t’iu bëjë gjë – kështu mendon Velliçkoviq, duke shtuar se „kryetari i Komunës së Bujanocit nuk e njeh flamurin serb, por vetëm atë shqiptar dhe amerikan“.

Burhanedin Shaipi, kryetar i Gjykatës për kundërvajtje në Preshevë, konsideron se Serbia i plotëson kushtet për anëtarësim në BE, pra edhe sa i përket sipas kapitujve 23. dhe 24., krahas asaj se sundimi i ligjit nuk është vetëm formalitet sa për sy e faqe.

– Secili ka të drejtë ta thotë nëse mendon se është i rrezikuar në çfardo kuptimi. Me aq sa kam biseduar për këtë temë me kolegët avokat dhe gjyqtarë, kam vërejtur se kemi të njëjtin vlerësim. Pra edhe ata janë të qëndrimit se Serbia duhet të hyjnë në BE dhe se kjo do t’i kontribuonte zhvillimit të institucioneve gjyqësore – është porosi e Shaipit.

Ai e konsideron pozitiv faktin e përfshirjes së shqiptarëve në këtë proces, si dhe në gjithë sistemin gjyqësor, ndërkaq për atë se Presheva ka mbetur pa Gjykatë themelore nuk mund të fajësohet ekskluzivisht vetëm pushteti serb.

– Pjesë të përgjegjësisë kanë edhe politikanët shqiptar. Para pak kohësh në Bujanoc ishte një kurs i kadetëve që kanë dhënë provimin e jurisprudencës, që do të thotë edhe 50 kandidatë potencial të cilët në të ardhmen e afërt do të inkuadrohen në sistemin e gjyqësorit të Serbisë – thekson Shaipi duke ndarë këtë shembull si një praktike të mirë.

Nga ana tjetër Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-ës në Bujanoc është i prerë se Qeveria e Serbisë „nuk ka plan të qartë për implementimin e kapitujeve 23. dhe 24“ si dhe faktin që përveç se „progresi nuk është i dukshëm tani më kemi edhe shenja të prapakthimit“.

– Në procedurë është Ligji për këshillimin e pakicave nacionale, mirëpo ai ende nuk është sipas standardeve të BE-së. Shqiptarët në Serbi janë qytetarë të rendit të dytë, të cilët gjithashtu nuk janë integruar sa duhet në institucionet politike dhe në institucionet e sistemit në jug të Serbisë – thotë Mustafa.

Ai rikujton se ekziston „Plani shtatëpikësh“ për riparimin e gjendjes në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, i aprovuar qysh në vitin 2013, mirëpo shton se nuk ka parë që pas tij të jenë bërë lëvizje për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

– Janë duke u zbatuar standarde të dyfishta, ndërkohë që konsideroj se kujdes më të madhë duhet patur ndaj të drejtave të pakicave nacionale. Do të duhej një skanim i gjendjes ashtu që problemet e pazgjidhura të zgjidhen – përfundon Mustafa.

Dushan Peshiq

Pratite InfoVranjske.rs i na Facebook stranici portala.



  • Ostavi komentar