Ngritja e nivelit të sundimit të së drejtës në komunat e jugut të Serbisë, mjedis ky me përbërje të përzier nacionale, ishte qëllimi kryesor me të cilin prirej Misioni i OSBE-së në kohën kur kishte pranuar monitorimin e kursit përgatitor për dhënien e provimit të jurisprudencës të 50 juristëve të diplomuar. Zyra e Misionit të OSBE-së në Beograd kishte pranuar këtë detyrë në aksionin e përbashkët me strukturat e pushtetit qendror të Serbisë, me Odën e avokatëve të Serbisë dhe me komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë – tri vetadministratat lokale në të cilat jetonë pakica kombëtare shqiptare në Serbi.
– Kjo është mënyra e funksionimit tonë, me të cilën ndërtojmë institucione demokratike në pajtim me kërkesat e qeverisjeve lokale dhe me kërkesat e vendit nikoqir – thotë shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Andrea Oricio, në promovimin e këtij projekti dhe me rastin e ndarjes së sertifikateve juristeve dhe juristëve të rinjë të jugut të Serbisë.
Misioni i OSBE-së nga viti 2001 në jug të Serbisë ka realizuar disa projekte të mëdha, sikur që është rasti me krijimin e policisë multietnike, organizimin e mediave multietnike dhe të inkuadrimit të shqiptarëve në sistemin gjyqësor në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Kurorëzimi i fushatës më të re përkonte me solemnitetin në Bujanoc, gjatë së cilë, pas një pune tetëjavëshe, të rinjëve të diplomuar në shkencat juridike iu ndanë sertifikatet për kryerjen e kursit përgatitor për dhënien e provimit të jurisprudencës. Në solemnitet morën pjesë Fili Ge – ambasadori i Zvicrës në Beograd; Zoran Stankoviq – kryetar i Trupit kordinues për jug të Serbisë; Dragolub Gjorgjeviq – përfaqësues i Odës së avokatëve të Serbisë dhe zyrtarë të lartë lokal nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
U konstatua se këta të rinjë në të ardhmen të jenë „një fuqi e re nxitëse për gjyqësorin në jug të Serbisë“ dhe se pritet që „nga themeli t’i ndryshojnë raportet në gjyqësorin lokal“. I nxitur nga kënaqësia që ndjente me këtë rast, ambasadori Andrea Oricio do të konstatoj se është më shumë se i sigurtë se „nga këta 50 vijues nesër do të dalin jurist, gjyqtarë, prokurorë dhe avokat të cilët do të jenë boshti i gjyqësorit në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë“.
– Prandaj ne në OSBE këtë vperimtari tonën e shohim si një kontribut që po ia japim reformimit të sistemit të gjyqësorit në Republikën e Serbisë – thotë Oricio.
Filip Ge – ambasadori i Zvicrës në Beograd potencoi se në asnjë moment nuk ka pasur dyshime se a duhet që vendi i tij ta ndihmoj këtë nismë të rëndësishme, të inicuar nga institucionet lokale dhe ato nga Beogradi.
– Zvicra vazhdimisht është përpjekur që në këtë rajon ta ndihmoj secilin projekt të punësimit të rinisë së këtushme. Për më tepër, mua më vie mirë se sot këta 50 të rinjë, jurist dhe profesionistë, i kemi sjellë në pozitë me të cilën iu lehtësohet punësimi në të ardhmen –theksoi Ambasadori Ge.
ÇKA THANË VIJUESIT?
BEKIM AJDINI, këshilltar në zyrën lokale të Mbrojtësit të qytetarëve: Ky ishte një rast i duhur për një numër të madhë të juristëve që në të ardhmen të integrohemi në sistemin gjyqësor të Serbisë. Në kursin e organizuar jashtëzakonisht mirë, kemi mësuar aq shumë gjëra të cilat do të na shërbejnë si lehtësim për ta kaluar provimin e jurisprudencës dhe një rrugë e përshpejtuar për punësim në gjyqësor ose avokati.
Me këtë rast duhet theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe me ne ishin avokat të dalluar, ligjërues në Akademinë e avokatisë, prej të cilëve kemi pasur çfarë të dëgjojmë dhe mësojmë. Shpresoj që ta jap provimin e jurisprudencës, gjë që mua do të ma mundësonte shkurtimin e rrugës deri te punësimi.
ANA GLISHIQ – PETROVA, juriste e diplomuar: Moti e kam kryer fakultetin juridik kështu që për mua ky ishte një rast i volitshëm që të përgatitem për t’iu nësnhtruar me sukses provimit të jurisprudencës. Më duhet të them me shumë kënaqësi se kursi ishte i organizuar jashtëzakonisht mirë, se me mjeshtrit e shkencave juridike të Akademisë së avokatisë kemi shqyrtuar tema të cilat janë boshti i asaj që nga ne do të kërkohet në provimin e jurisprudencës, kështu që besoj se bashkë me këtë, që tani më kam përvetësuar nga praktika, do ta kaloj provimin e jurisprudencës. Pas kësaj do të kam kohë të mendoj se a do të përcaktohem për të punuar në gjyqësor apo në avokati.
LIMANE MUSTAFA, praktikante në Gjykatën themelore në Bujanoc: Meqë kam kryer fakultetin juridik dhe studimet master, tani përmes këtij kursi dëshiroj që edhe më shumë të zotëroj njohuri nga shkenca juridike ashtu që në të ardhmen t’i përkushtohem punës që më shumë e dua. Pres ta kaloj provimin e jurisprudencës, ndërkaq më pas këto që i kam mësuar t’i zbatoj në praktikë. Qëllimi im përfundimtar është të aftësohem për avokate, punë e cila më pëlqen shumë, e të cilën jam e sigurt se do ta ushtroja me shumë suskes.
Ai gjithashtu veçoi faktin se ndjenë kënaqësi të veçantë se gati 60 përqind e vijuesve të këtij trajnimi janë shqiptarë.
– Pritet që me këtë akt të jetësohen dy qëllime. I pari, që të gjithë qytetarëve të këtueshëm t’iu mundësohet qasja në ndihmën kualitative juridike, ndërkaq qëllimi i dytë është që institucionet juridike të jenë më pranë të gjithë qytetarëve nën kushte të barabarta – thekson ambasadori i Zvicrës.
Në këtë projekt theksohet rëndësia dhe roli i madhë i Odës së avokatëve të Serbisë dhe i Akademisë së saj të avokatisë, të cilën e përfaqësonte avokati i njohur dhe kryetari i mëparshëm i saj Dragolub Gjorgjeviq.
– Nga ana jonë, pra në Odën e avokatëve, me kohë e kemi vënë theksin në këto nisma të ngjajshme të Misionit të OSBE-së andaj edhe jemi inkuadruar në këtë trajnim, por edhe në aktivitete të tjera të ngjajshme – thekson Gjorgjeviq.
Sipas tij qëllimi kryesor dhe interesi kryesor i kësaj Ode është që sistemi juridik në jug të Serbisë, si dhe në gjithë Republikën, të ngritet në një nivel dukshëm më të lartë, për të cilën gjë janë angazhuar ligjërues nga Akademia e avokatisë të cilët janë janë emrat më të njohur të shkencës juridike në Beograd dhe Serbi.
– Duke u bazuar në seriozitetin e punës me të cilin kishim pranuar nga OSBE-ja ta realizojmë këtë projekt, veçmas kur dihet treva nga e cila janë këta jurist të rinjë, ne jemi përpjekur që përmes kuadrove tona më të mira jemi përpjekur që këta vijues t’i aftësojmë si jurist, gjykatës e prokurorë të mirë
R. Iriq
Pratite InfoVranjske.rs i na Facebook stranici portala.