Në tri komunat në jug të Serbisë: Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, problem të madhë paraqet mungesa e gjykatave, i ekspoziturave të tyre dhe prokurorive. Reforma në gjyqësorin serb nga viti 2010, ka rrënuar sistemin e drejtësisë dhe disa prej komunave iu kanë marrë institucionet e drejtësisë, ashtu që për pasojë gjërat nuk po funksionojnë si dikur, madje as edhe pas vitit 2014, vit ky i organizimit të rrjetit të ri të gjykatave.
Nagip Arifi, kryetar i Partisë demokratike (PD) në Bujanoc është i mendimit se rrjetin e gjykatave në jug të Serbisë “duhet organizuar krejtësisht ndryshe”.
– Ne në vitin 2010, kur edhe u bë reforma e parë në organet e drejtësisë, kishim adresuar vërejtjet tona. Pas reformës së re dhe të korigjimit të rrejtit të gjykatave, na ishte kthyer Gjykata themelore. Mirëpo kemi mbetur pa Prokurori dhe gjykatë për kundërvajtje, ndërkohë që të gjitha këto na janë të nevojshme në Bujanoc, me qëllim që sistemi i drejtësisë të funksionoj në mënyrën më të duhur. Është jologjike që prej komunave të Qarkut të Pçinjës, komuna e Bujanocit është pa gjykatë për kundërvajtje , ndërkohë që këtë e ka Surdulica, sikur që si është e mundur të kenë prokurori Vlladiçin Hani dhe Surdulica ndërsa Bujanoci nuk ka. E gjithë kjo nuk ka kurrfar logjike, meqë një prokurori në Bujanoc do t’i mbulonte edhe nevojat e Preshevës, për më tepër, meqë ky qytet është edhe më largë se ne nga qendra e Qarkut, por që gjithashtu nuk ka prokurori. – thekson Arifi.
Për raste të caktuara, sqaron më tej ai, njerëzit shkojnë në Vranjë, ose edhe më largë, në Vlladiçin Han, gjë e cila për pasojë merrë shumë kohë dhe shpenzime të panevojshme.
– Në Bujanoc punojnë vetëm dy gjykatës dhe kur këta janë tepër të ngarkuar, atëherë lëndët, e bashkë me to edhe palët, dërgohen për procedim jashtë komunës së Bujanocit për t’iu drejtuar gjykatave në komunat e tjera. E gjithë kjo përcillet me shpenzime shtesë, maltretim të qytetarëve, e që nuk do të duhej të ndodhte – konsideron Arifi.
Edhe përfaqësuesi i komunitet serb në Bujanoc – njëherit edhe zëvendës i kryetarit të Komunës – Stojança Arsiq, gjithashtu e konsideron si jologjikë faktin se, për dallim nga disa mjedise të tjera në jug të Serbisë, Bujanoci nuk ka prokurori.
-Është e nevojshme dhe e domosdoshe që puna e Gjykatës themelore të cilën e kemi, të përcillet edhe me punën e Prokurorisë themelore. Rrjedhimisht me këtë do të përmirësohej puna e institucioneve të drejtësisë krahas një bashkëpunimi të ndërsjelltë. Në afërsi të Bujanocit kemi vendkalimet administrative me Kosovën dhe pikat kufitare me Maqedoninë andaj kjo rrethanë bënë që të ketë më shumë raste nga kompetenca e gjykatave dhe prokurorive. Po të kishim Prokurori themelore në Bujanoc, ajo njëherit do ta kishte mbuluar edhe punën e ekspoziturës në Preshevë – thekson Arsiq.
Dr Skender Destani, kryetar i Bashkimit demokratik të Luginës (BDL) në Preshevë, thotë se kjo komunë ka vetëm Gjykatën për kundërvajtje, andaj, siç thekson ai, shumë shqiptarë të kësaj komuna në jugun më të skajshëm të Serbisë, nuk janë të kënaqur me rrjetin ekzistues të gjykatave.
– Para dhjetë vitesh kishim Gjyatë themelore, andaj edhe gjithçka ishte më lehtë. Tani nuk jam i kënaqur me rrjetin e gjykatave, meqë puna e tyre po përcillet me probleme shumë të mëdha. Asgjë nuk funksionon si më parë, meqë gjykatat janë largë qytetarëve të Preshevës dhe se për këtë arsye janë duke kërkuar që fillimisht t’iu kthehet Gjykata themelore. Rrjetin e gjykatave në komunat në jug të vendit duhet rregulluar ndryshe, mirëpo që kjo të ndodhë, mënyra e vetme mbetet që Kuvendi i Serbisë ta bëjë ndryshimin e Ligjit për gjykatat, ashtu që gjithçka të jetë sikur para vitit 2010 – thekson Destani.
Tani, sipas Destanit, Presheva “ngjanë në një fshat që ka vetëm një bankë”.
– Më nuk i ngjajmë një komune të rregulluar. Objekti ynë i gjykatës ka qenë njëri ndër më të bukurit dhe më të rregulluarat në gjithë Serbinë, ndërsa tani është shëndrruar në pëllumbare. Në katin e pestë gjendet vetëm Gjykata për kundërvajtje. Mungesa e Gjykatës themelore për pasoj përcillet me shpenzime të shtuara, meqë njerëzit detyrohen të udhëtojnë në Bujanoc ose edhe më largë, në Vranjë. Edhe mua më ka ndodhur të shkoj katër apo pesë herë në Vranjë, për t’u përballur me procedurat gjyqësore. Ky është një mundim, që shkakton humbje kohe dhe nervash. Me këto shpenzime mund të përballen ata që janë më të kamur, por çfarë të bëjë ai me gjendje të vështirë financiare – pyet Destani.
Dikur, siç thekson Destani, ekzistonte linja e autobusit deri në Vranjë, andaj njerëzit e kishin më lehtë të shkonin atje për nevojat e veta, e rrjedhimisht edhe në gjykata.
– Tani duhet shkuar me taksi apo me tren. Andaj merreni me mend se çfarë maltretimi është ky. Në vitin 2013 pata rastin, që për këtë problem të bisedoja me kryetarin e tanishëm të Serbisë Alleksandar Vuçiqin dhe me Ivica Daçiqin. Atëbotë na patën premuar se do të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe, sinqerisht, as që besoj se ky pushtet do bëjë diçka për ta zgjidhur këtë problem e as që do ta ndihmojnë drejtësinë në jug të shtetit – është skeptik Destani.
Goran Ivanoviq, zëvendës i kryetarit të Komunës së Medvegjës, thotë se në Ekspoziturën e këtushme të Gjykatës për kundërvajtje kushtet për punë janë të mira dhe se bashkëpunimi i ndërsjelltë është në nivel shumë të lartë.
– Në Medvegjë kemi Gjykatën për kundërvajtje edhe atë vetëm se në cilësi të ekspoziturës. Dyshoj se do të na lejohej çfarëdo tjetër që të kërkonim prej institucioneve të drejtësisë– konkludon Ivanoviq.
Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në prag të vitit 2014 patën realizuar katër-pesë takime me përfaqësuesit shtetëror të Serbisë, pra para aprovimit të Ligjit të ri për selitë dhe zonat e gjykatave dhe prokurorive publike, me të cilin numri i gjykatave themelore në Serbi u rritë nga 34 në 66. Sipas asaj që thonë liderët shqiptar ato bisedime, edhe krahas shumë premtimeve nga pala serb, “nuk sollën asnjë risi”. Madje edhe Trupi koordinues, si organ i Qeverisë së Serbisë, kishte përkrahur idenë që Preshevës t’i rikthehet gjykata dhe prokuroria themelore, mirëpo shteti kishte vendosur ndryshe.
J. Ristić
Pratite InfoVranjske.rs i na Facebook stranici portala.